Sheshi "Skëndërbej", një gungë kriptofashiste dhe antihumane

Postuar në 16 Qershor, 2017 13:18

Shkrimtarja e njohur shqiptare Flutura Açka ka reaguar ashpër ndaj projektit të sheshit “Skëndërbej” të cilin e quan gungë me vlera antihumane që nuk u shërben qytetarëve, por pseudomadhështisë së pushtetit aktual dhe interesave okulte të kryetarit të bashksië. Ajo thotë se e gjithë kjo u krijua për shkak të parkimit nëntokësor, që shumë shpejt do të jepet me konçesion. 

Statusi në fb i Flutura Açkës

Mbledhja e parë e Qeverrisë se Re, do të bëhet te ‘gunga’ Skënderbej…
Ju i thoni shesh, por mua m’u ngja si gungë. Kjo është një vepër kriptofashiste. Një madhështi agresive, e dhunshme, mbytëse dhe antihumane. Për syrin, së paku. Dhe nuk e kam thënë unë, por dhjetëra njerëz që kam takuar. Sigurisht ata e votuan këtë shesh, jo vetëm me votë të pastër, por edhe me heshtjen e tyre kur sheshit ku punohej natën, ditën i ziheshin sytë me fasha plastike. Tani le t’i kërcejnë me sazet e natës kësaj fike që e fiku Tiranën, sepse ditën as kalon dot aty se të bie të fikët. Kjo gungë ia humbi perspektivën tê gjitha rrugëve rrotull, veçmas kërrabës Rruga Durrësit-Rruga Kavajës, se për bulevardin kryesor nuk kam ç’them. Në fakt, e gjjithe halli ishte ajo Brima aty anash, që këta i thonë parkim. Por këtë populli i delezuar nuk e kupton dot. Sepse, nese do të mendohej për popullin, ky tunel mund te përdorej për të liruar trafikun e të dilnin makinat diku jashtë sheshit, apo për ndonjë metro të nëndheshme, e që njerëzve të mos iu nxihej jeta nëpër autobusat që ecin më ngadalë se kërminjtë për shkak të trafikut. Ajo, Brima, do të jepet me konçension shpejt sepse shteti nuk i mban dot paratë (sepse i vidhen bankat). Të tjerat dihen. Tani thjesht e kanë mbuluar me shkurrishte që të mos duket shumë dhe të mos ua kujtojë njerëzve milionat e hedhura për këtë shëmti kombëtare. Ndaj mos flisni më në emër të popullit, se po e ndotni shumë. Një i huaj që kaloi atypari, më pyeti se si e kishim lejuar ne këtë? Iu përgjigja se shqiptarët janë sehirxhinj, dhe përderisa lektisen tek quhen dele, mbase janë dele vërtet. Ndryshe si mund të ndodhin të gjitha këto? Dhe më e trishtueshmja, në fushatën e opozitës u harruan fjalët: kanabis, parlamentarë kriminelë, korruspsion, konçension, plehra, e plot të tjera, për të cilat duhet bërë opozitë e fortë në këtë vend.

Hapja e sheshit Skëndërbej u festua me pompozitet nga bashkia dhe qeveria, të cilat u kujdesën t'i japin nota patriotizmi këtij projekti, duke vazhduar koncertet disa ditë pas inagurimit. Por në një vëzhgim jashtë euforisë që kërkoi të përcjellë ceremonia shtetërore, sheshi i ka marrë kritika që lidhen me projektin dhe zbatimin e tij. Ai është tërësisht i pandriçuar natën dhe me ujëhedhës që vështirësojnë kalimin e njerëzve. Kushtoi 16 milionë euro dhe i ngjan një pllakareje me bark që iu mbivendos qendrës historike pa ruajtur asgjë nga projekti fillestar.

Comments

Submitted by Sabriu (not verified) on

Shume dakort me ty.

Submitted by Gani (not verified) on

Do ishte me e udhes qe ta shprehje mendimin me ndonje poezi, ngaqe ne poezi je e pakrahasueshme. me sa duket kete opinion ta ka perforcuar ai "I huaji" .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.