Netanjahu pritet me protesta në Selanik

Postuar në 16 Qershor, 2017 11:32

U prit me protesta dhe kundërshtime vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Selanik me rastin e takimit trepalësh Greqi-Qipro-Izrael.Qindra protestues marshuan të ndarë në dy drejtime të ndryshme në qendër të qytetit.
Në krye të protestave ishin simbolikisht anëtarët e komunitetit palestinez të Selanikut dhe Greqisë Veriore. Demonstruesit shprehën solidaritetin e tyre me popullin palestinez, duke hedhur parulla kundër SHBA, NATO-s dhe BE-së dhe memorandumeve shtrënguese ndaj Greqisë. 
Ne fokus të takimit tre ditor mes kryeministrave të Greqisë dhe Izraelit, Aleksis Tsipras e Benjamin Netanyahu dhe Presidentit të Qipros Nikos Anastasiadis ishte bashkëpunimi në fushën e energjisë, mjedisit, teknologjisë dixhitale, ekonomisë, shkencës, hulumtimit, teknologjisë, telekomunikacionit, teknologjisë hapësinore dhe diasporës. 
Energjia po ashtu ishte një temë kyçe, tubacionet e gazit dhe në veçanti Ndërlidhësi i Euro-Azisë që fillon nga Izraeli dhe nëpërmjet Qipros dhe të Kretës do të transportojë energji elektrike në Atikë, ndërsa do të shoqërohet edhe me një fibër optike.
Samiti i Selanikut është i treti në një seri samitesh tripalësh Irzael-Greqi-Qipro. Simbolika është e rëndësishme, sepse Selanikut është quajtur "Jeruzalemi i Ballkanit", për shkak të komunitet të madh hebre atje, me pjesëmarrje të konsiderueshme në jetën ekonomike dhe sociale të qytetit. Vlen të theksohet se forcat okupuese naziste vranë rreth 50.000 hebrenj të Selanikut në Luftën e Dytë Botërore. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.