Ndërron jetë Helmut Kohl

Postuar në 16 Qershor, 2017 17:50

Helmut Kohl, ish – kancelar i Gjermanisë, një ndër autorët e riunifikimit të këtij shteti, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare. Ai ishte kancelar në vitet 1982  1998 dhe konsiderohet edhe si mbrojtës i kancelares aktuale Anglea Merkel. 

Një mbrojtës i monedhës unike europiane, Kohl shërbeu në detyrë në një kohë me shumë rëndësi për botën. Ai u ndodh në krye të një vendi, bashkimi i të cilit kishte dalë në rend të ditës për Europën, ShBA dhe Bashkimin Sovjetik. Kohl përshpejtoi procesin e bashkimit duke tejkalur edhe ritmin që kërkonte të impononte ish presidenti sovjetik, Gorbaçov. Kohl e zgjidhi situatën në mënyrë shumë të qartë kur përkunrejt sentimentit nacionalist të cilit elita gjermane e pas luftës i ishte ruajtur shumë, me alternativën europiane dhe miqësinë strategjike me Francën. Në këtë mënyrë bashkimi eliminoi të paktën në plan afatshkurtër të gjitha dilemat që sjell një fuqizim i Gjermanisë në dritën e dy luftërave botërore të provokuara prej saj. 
Kohl u tërhoq nga politika aktive në vitin 2002. 

https://www.theguardian.com/world/2017/jun/16/helmut-kohl-ex-chancellor-...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.