Leonardo Di Caprio kthen statujën Oscar

Postuar në 16 Qershor, 2017 17:35

Autoriteret amerikane kanë marrë në dorëzim nga aktori Leonardo Di Caprio statujën “Oscar” të Marlon Brando dhe objekte të tjera më vlerë që posedoheshin prej tij. Ministria e Drejtësisë ndërmori hapa ligjore pas konstatimit se asete në shumën 1.7 miliardë $ janë vjedhur nga një fond investimi në Malajzi.Në këto sende përfshihet edhe një pikturë e Picassos që i është dhënë Leonardo Di Caprios bashkë me të drejtën e dy filmave të Hollivudit.

"Nuk do të lejojmë që Shtetet e Bashkuara të bëhen vend i korruptuar, ku njerëzit mund të fshehin pasuritë dhe shpërdojnë paratë që do të përfitonin qytetarët e vendeve të tjera"- tha të premten Kenneth Blanco, asistent prokuror. Leonardo Di Caprio përpiqet të qëndrojë sa më larg të jetë e mundur nga skandali financiar i Fondit të investimit Malaysia Berhad Development. Për këtë arsye, aktori u ktheu hetuesve amerikanë dy dhuratat, një Oscar të Marlon Brando dhe një pikturë të Picassos.

Para gati një viti, Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbuloi se një Fond publik në Malajzi, i themeluar nga kryeministri Najib Razak në vitin 2009 për zhvillimin ekonomik të vendit, ishin plaçkitur. Disa prej shumave të vjedhura kishin shkuar për financaimin e tre filmave të Hollivudit, në mesin e tyre  dhe Wolf of Wall Street, prodhimin e të cilit e ka bërë kompania Red Granite me bazë në Los Angeles. Në përgjithësi, humbjet për fondin thuhet se arrijnë në 4.5 miliardë $. Sipas Ministrisë amerikanë ë Drejtësisë, Wolf of Wall Street u vodhën nga ndërmjetësi Fondit, Joe Lowe.

Filma tjera të financuar janë pjesa e dytë e filmit (Dumb dhe Dumber To) një komedi 2014 me Jim Carrey dhe  (Home Daddy)në vitin 2015 me Will Ferrell. Të drejtat e këtyre filmave pretendon drejtësia amerikane, pas veprimeve të tij të vitit të kaluar për të marrë edhe të drejtat e Wolf of Wall Street.

Zëdhënësi DiCaprio shpjegoi se klienti i tij ka për qëllim të kthejë të gjitha dhuratat që kanë të bëjnë me këtë rast. Nga hetimet rezulton se kompania e prodhimit Red Granite i kishte dhënë aktorit një Oscar të fituar nga Marlon Brando për ta falënderuar atë për punën e tij në film. Dhëndri i kryeministrit majlajzian, Riza Aziz, është bashkëthemelues i Red Granite Pictures, kompanisë së prodhimit të filmit Wolf of Wall Street, ku protagonist kryesor është Leonardo Di Caprio.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.