Edhe të vdekurit ndikojnë mbi mjedisin. Një kërkim që mund të hapë një debat krejt tjetër

Postuar në 27 Prill, 2017 22:27

Njeriu ndikon mbi mjedisin, natyrën, me veprimtarinë e tij sidomos që pas revolucionit industrial. Kjo është e përgjithshmja që e ka sjellë botën sot drejt një politike të posaçme për mjedisin. Por duket se nuk janë vetëm të gjallët ata që bëjnë dëme, janë edhe të vdekurit. Apo më mirë praktika jonë e varrimit e cila me rritjen e popullsisë sjell edhe probleme për mjedisin, ndër të tjera.

Një kërkim nga kërkues në Europën Qendrore ka nxjerrë në pah se përqendrimi i varrezave, trupave njerëzorë nën tokë, çon në ndryshime kimike me rëndësi. Trupat njerëzorë kur dekompozohen çlirojnë hekur, zink, sulfur, kalçium dhe fosfor, elementë këta që pasurojnë tokën. Por me trupat hyn edhe mërkuri, që merret nga njerëzit nga ndërhyrjet për dhëmbët te dentisti. Sipas Ladislav Smejda nga universiteti i Pragës që mori pjesë në studim, elementë si mërkuri qëndrojnë në tokë për mijëra vjet dhe në një mjedis me shumë trupa kjo përbën problem.

Çfarë bëjmë sot me të vdekurit do të prekë mjedsin për një kohë shumë, shumë të gjatë”, thotë ai. Matjet e kryera në zona varrimi treguan përqendrim të lartë elementësh, duke konfirmuar dyshimin se varrosja ndikon të gjallët, në kuptimin e kimisë së mjedisit. Me rritjen e popullsisë dhe mjeteve matëse, kufizimit në ushqime e të tjera ankthe të botës që po vjen, ndoshta të vdekurit nuk do të kenë këtë respekt që kanë patur për mijëra vjet. Është një debat krejt i ri, që dikur do të marrë peshë për të ndryshuar rrënjësisht edhe kulturën njerëzore, e cila e ka qendrore vdekjen.

https://www.yahoo.com/news/humans-alter-earths-chemistry-beyond-grave-13...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mjaft interesant! Por si gjithnje dhe kudo, edhe kjo teme e ketyre mbetejeve te disa elementeve te demshmen per njeriun do te perfshihet ne llafollogjine e populisteve te kohes! Keshtu, duke u bere miu elefant!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.