Ana Brnabic, kryeministrja e re e Serbisë

Postuar në 16 Qershor, 2017 09:23

Serbia po mendon të zgjedhë një kryeministre femër. Presidenti Aleksandër Vuçiç, që vjen nga partia fituese e zgjedhjeve, ka deklaruar se ka vendosur të mandatojë Ana Brnabic për krijimin e qeverisë së re. Brnabic është aktualisht minister e Administrimit dhe Vetëqeverisjes Lokale dhe vjen në detyrë dhe sipas Vuçiç, ministrja është një njeri shumë punëtor, me kredenciale profesionale dhe personale. Po kështu presidenti ka bërë të qartë se drejtimin politik të qeverisë do ta kryesojë ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, një njeri që vjen nga Partia Socialiste, ndërkohë që kryeministrja do të përgjigjet më shumë për aspektin ekonomik. Brnabic është e para femër në krye të qeverisë serbe dhe e para që është deklaruar publiksht gay. Në këtë kuptim ajo mban vendin e parë në Ballkan.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=06&dd=15&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.