Turqia ndërton 700 km mur në kufirin me Sirinë. Së shpejti mur edhe në kufi me Iranin

Postuar në 15 Qershor, 2017 12:50

Turqia ka përfunduar ndërtimin e një muri 700 km të gjatë në kufirin me Sirinë. Sipas ministrit turk të mbrojtjes, Fikri Işık, një mur i ngjashëm do të ndërtohet edhe në kufirin me Iranin në lindje të vendit dhe ai synon ndalimin e penetrimit të terroristëve. Muret janë pjesë e asaj që ministri e quajti sistem i integruar mbrojtjeje që përfshin mure, sistem ndriçimi, kamerash dhe përdorim dronesh dhe sistemesh më të gjera mbikëqyrjeje.

Në konsideratë po merret ndërtimi i murit edhe në kufirin me Irakun. Pjesa e mbetur e murit në kufirin me Sirinë – i gjatë 848 km – përfundon në muajin korrik. Sipas ministrit ka aktivitet të shtuar të terroristëve kurdë, siç i quan ai, të cilët synojnë vendosjen e bombave dhe minave për frenimin e punimeve. Deri më tani autoritetet turke kanë pastuar rreth 1 mijë pajisje eksplozive të krijuara në kushte shtëpie dhe 4 000 – 5 000 mina.

http://www.hurriyetdailynews.com/turkey-builds-700-kilometer-long-wall-o...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.