Sekuestrohen dokumentet e tenderit për rikonstruksionin e ish-hotel "Dajti"

Postuar në 15 Qershor, 2017 15:23

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e tenderit të zhvilluar për rikonstruksionin e ish-hotel “Dajtit”, tender i kryer nga Banka e Shqipërisë. Hetimi është nisur pas një padie të shoqatës së ndërtuesve, ndërkohë që siç raporton Vizion Plus, prokuroria po heton edhe për akin e blerjes së ish-hotelit nga Banka në shumën e 30 milionë eurove.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, për hedhur më dritë mbi tenderin e rikonstruksionit të ish-hotel “Dajtit”.  Prokurori Endri Bimi ka përfshinë në hetim jo vetëm procedurat e tenderit 16 milionë euro, por edhe blerjen e ish-hotel “Dajtit” nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010, për një shumë prej 30 milionë eurosh”, raporton VP.

Banka e Shqipërisë dolit para tri ditësh me një deklaratë të posaçme përmes së cilës jepte versionin e saj të hapave procedurialë të ndjekur për përfundimin e tenderit për rikonstruksionin që kap vlerën e 16 milionë eurove. Duhet thënë se Banka nuk ka zbardhur pjesëmarrësit në garë – 10 siç tha ajo – as edhe ermin e fituesit, të cilin ka bërë të ditur se do ta njoftojë me lidhjen e kontratës.

https://www.vizionplus.tv/sekuestrohen-dokumentet-e-tenderit-per-hotel-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.