Regjimi nazist privilegjonte lesbiket

Postuar në 15 Qershor, 2017 19:13

Një studiues shqyrtoi kushtet në  të cilat të jetonin dhe trajtoheshin femrat homoseksuale gjatë regjimit nazist në Gjermani dhe rezultatet janë mjaft të papritura. Samuel Cloëes Huneke, një student doktorant në Universitetin e Stanfordit, shqyrtoi të  të dhënat e katër arkivave të policisë naziste të viteve 1940 që kanë të bëjnë me shkelje të ligjeve mbi marrëdhëniet e të njëjtit seks. Aktet homoseksuale midis burrave ishin kriminalizuar dhe dënoheshin si të tilla.
Policia gjermane hetoi rastet e tetë grave në fillim të vitit 1940. Asnjëra prej tyre nuk u ndoq penalisht për marrëdhënie brenda së njëjtës gjini dhe nuk ka dëshmi se janë dënuar.Huneke arriti në përfundimin se regjimi  kishte një "mungesë të habitshme të interesit" për lidhjet homoseksuale të femrave. Duke iu referuar veprimeve të policisë ai tha. 

"Fakti që kishte një monitorimin të dobët të detajeve të ligjit lidhur me këto raste - sugjeron një nivel të lartë të tolerancës".  Huneke konstatoi se shumë femra homoseksuale bënin një jetë normale para se të denoncoheshin nga dikush në polici. Ai arriti në përfundimin se kjo mund të ishte për shkak të gjinisë.

"Gjinia është ndoshta arsyeja pse homoseksualet nuk ndiqeshin penalisht në të njëjtën mënyrë. Por fakti që kishte tolerancë për homoseksualitetin e femrave nuk do të thotë se këto gra lejoheshin të bënin një jetë për t'u patur zili"-thotë Huneke.

http://www.huffingtonpost.gr/2017/06/15/eidiseis-diethnes-oi-istorikoi-a...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.