Prapaskenat e Dukës, De Biasi zbulon arsyen e largimit

Postuar në 13 Qershor, 2017 13:11

Nën drejtimin e tij Shqipëria shënoi arritjen më të madhe të historisë së futbollit, u kualifikua në fazën finale të Europianit. Por vetëm një vit më pas arkitekti i skuadrës ndjen se duhet të largohet përpara se ta largonin të tjerët. Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dalë në një konferencë për shtyp pas përfundimit të grumbullimit për ndeshjet me Luksemburgun dhe Izraelin, ku dhe ka bërë publik vendimin e tij për të mos rinovuar me kombëtaren shqiptare pas përfundimit të kualifikueseve të botërorit.

“Ka disa situata në jetë në të cilat dikush duhet të ndjejë rrotull besimin dhe konsideratën, të cilën pavarësisht 5 viteve e gjysmë, mendoj se ende nuk e kam nga dikush. Mendoj se nëse Federata dëshironte Xhani De Biazin, do ta bënte më parë, jo sot, se tani është vonë. Por unë prisja diçka ndryshe, nuk funksionon kështu. Ata që janë më të mirë, si Lëv, janë konfirmuar 4 vite më parë, unë nuk prisja të më konfirmonin dy vite para, por prisja një diskutim ndryshe nga federata.”- është shprehur tekniku italian.

Është e qartë se mes De Biasit dhe Dukës ka një raport aspak pozitiv që mesa duket i jep fund aventurës së italianit në pankinën e Shqipërisë. “E di që unë kam një aspekt profesional dhe një njerëzor që ecin përkrah. Shpesh pikëpamja njerëzore më ka bërë të bëj disa gabime të tmerrshme që nuk dua t’i ribëj. E vetmja gjë që më vjen keq është që shumë mes jush ishin gati të bënin funeralin tim pas Izraelit. Më vjen keq që fituam dhe nuk u realizua. Unë e kam vendosur në mendjen time që në fund të kualifikueseve të iki, është një proces natyral, ka fillim dhe fund. Është momenti të kërkoj sfida të reja. Por mjafton që Shqipëria të mos bëjë revolucion dhe makina është në rregull.” - theksoi De Biasi.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.