Kryepeshkopi Anastas: Misioni im në Shqipëri, më i vështirë se në Afrikë

Postuar në 13 Qershor, 2017 12:29

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka folur përpara një audience në Larisa të Greqisë për vështirësitë e misionit të tij në Shqipëri, duke bërë një krahasim edhe me misionin në Afrikë. "Shqipëria nuk është e lehtë, është e vështirë në shumë drejtime... Afrika kishte vështirësi të tjera, ndërsa në Shqipëri ekziston një hije e madhe mosbesimi kryesisht mbi në Greqinë. Re të tilla dyshimi vazhdon të ketë edhe në pjesë të tjera të Ballkanit”- theksoi Janullatos.

Duke folur për fillimet e Kishës në Shqipëri, Kryepiskopi Anastas theksoi se misioni u bazuar në tre parime "Transferimin e predikimit dhe Meshës së Shenjtë në gjuhën shqipe, përgatitjen e klerit vendas dhe autonominë financiare."

Janullatos foli edhe për krizën greke, ku nuk e fshehu shqetësimin për gjunjëzimin moral të shoqërisë. "Dëshpërohem kur shoh që depresioni peshon jetën tonë. Jemi të vonuar për të gjetur zgjidhje. Inteligjencën e kemi, por çfarë po ndodh? Kemi ardhur në kushtet që bashkëjetojmë me gënjeshtrën. Është kthyer në sport se kush do të thotë gënjeshtrën më dinake ... gënjeshtra është një mëkat, një krim”-shtoi Kryepeshkopi. Në mbyllje të fjalës së tij Janullatos tha se shoqëria duhet të mbështetet në katër virtyte "të vërtetën, drejtësinë, solidaritetin dhe shpresën" për të guxuar ndryshimin.

http://www.vimaorthodoxias.gr/nea/alvanias-anastasios-iparchi-spor-pios-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.