Fundi i rendit anglo-amerikan

Postuar në 13 Qershor, 2017 10:41

Fundi i rendit anglo-amerikan. Kështu titullohet një opinion me autor Nick Bryant në BBC në datën 9 qershor, në të cilin evidentohet dobësia e treguar së fundmi nga SHBA dhe Britania e Madhe si shprehje e mbylljes së një epoke në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sipas Bryant idetë që po gjejnë forcë si veçanësia amerikane, neo-izolacionizmi i Donald Trump me daljen nga marrëveshja Trans Paqësorit dhe Pakti I Parisit, BREXIT dhe tani zgjedhjet e fundnut në Britani, po vënë në pikëpyetje atë rend që u konceptua me Kartën e Atlantikut në vitin 1941 nga Roosevelt dhe Churchill. Çështja është se institucionet dhe modelet që pasuan këtë kartë si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar si dhe tregëtia e lirë, arkitektura globale e pasluftës në tërësi i atribuohet modelit anglosakson.

Kjo po merr fund mesa duket dhe siç na mëson historia nuk është fundi I botës, por nisja e një të reje. Këtë shkruan autori në fjalë që nënvizon mesazhin e një zyrtari të BE-së, mesazh që e sqaron mirë këtë që po ndodh:

Me BREXIT Britania qëlloi veten në një këmbë. Ne po mendojmë që ta qëllojmë edhe në tjetrën”. Ja përmbajtja e asaj që po ndodh me negociatat e daljes së Britanisë nga BE-ja. Përgjigje ka marrë edhe Donald Trump që u izolua në samitin e G7 në Siçili, ndërkohë që Europa po mendon për politika të reja të mbrojtjes.

Loja e Britanisë si pjesë lidhëse në komunitetin atlantik po merr fund, ose është goditur keq. Fitorja e Macron në Francë ka rigjallëruar raportet franko-gjermane, ndërkohë që me ikjen e Trump nuk është çudi që Gjermania të evidentohet si partneri kryesor për SHBA-të në përpjekjen për të ristabilizuar diçka në këtë pjesë të globit. Kriteri I një rendi anglosakson u përkifizua mirë nga Churchill sipas të cilit vendosmëria, këmbëngulja në qëllime dhe thjeshtësia në vendimmarrje ishin udhëheqës të anglishtfolësve në paqe dhe në luftë, Mund të thuhet kjo për Trump? Sigurisht që jo dhe as për Theresa May që është në detyrë për një kohë të caktuar.

http://www.bbc.com/news/world-us-canada-40227270?ocid=socialflow_faceboo...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.