Zgjedhjet në Kosovë, një shoqëri me standarde politike më të larta se Shqipëria

Postuar në 12 Qershor, 2017 09:28

Zgjedhjet në Kosovë përfunduan brenda 24 orëve duke e kthyer shtetin në fjalë, të vetmin entite politik të shqiptarëve që kryen zgjedhje sipas normave ndërkombëtare. Po kështu, koalicioni i drejtuar nga PDK dhe partia e Haradinajt, kanë dalë në krye, por pa arritur shumicën qeveriëse. Ish-kryeminstri Isa Mustafa, kryetar I LDK-së, postoi një mesazh ku falënderon qytetarët e Kosovës dhe deklaron humbejn:

Të nderuar qytetarë,

Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.

LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve. Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit. Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat”, shkruan Mustafa. Ky proces i mbyllur i jep Kosovës një standard që Shqipëria, “shtet” prej 100 vjetësh as e arrin dot.

Një tjetër mesazh është ai që Mustafa e cilësoi “kundërshtimi”, nisur nga fakti se Lëvizja Vetëvendosje e cila e vetme ka marrë 26.75% të votave. Dy mesazhe pra nga Kosova që na tregojnë se në planin politik dhe qytetar, shqiptarët e atij shteti janë shumë më të emancipuar sesa ne këtej, që siç shihet rendin pas shesheve, ngjyrave, gallatës dhe lugës bosh që sjell thashethemi politik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.