Tjetër mesazh se pas zgjedhjeve mund të kemi qeveri PS-PD

Postuar në 11 Qershor, 2017 18:46

Kryeministri Rama ka lënë edhe njëherë të nënkuptohet se në rast se Partia Socialiste nuk merr 71 mandate për të qeverisur e vetme, koalicioni qeverisës nuk do jetë me parti që shantazhojnë me kërkesa për marrje drejtorish. Çka do të thotë se opsioni më i mundshëm është ai i një qeverisje PS-PD. Kjo kuptohet nga mesazhi që kryeministri dha në komunikimin e javës.

“Lejomëni sot t’ua them sinqerisht, fare troç, nuk kam më asnjë motiv të rri në karrigen e Kryeministrit si deri më sot duke pranuar që administrata e shtetit të vazhdojë të rrijë peng i partive, duke pranuar që për të marrë votat për një reformë për të bërë shtet të pranojmë shantazhet dhe listat e kërkesave të partive të koalicionit për tu lëshuar drejtorinë në këmbim të votës dhe deri tek vende pastruesesh nëpër institucione për votën për një reformë. Duke pranuar dorëzimin përballë këtij kanceri sfilitës në trupin e shtetit që duhet operuar rrënjësisht sot për të vazhduar ngritjen në këmbë të shtetit shqiptar.Për mua është më e qartë se kurrë, Shqipëria kërkon një vendim historik me 25 qershor. Nga ai vendim nuk do varet kush do të qeverisë në katër vitet e ardhshme por si do të jetë ky vend. Pas katër vitesh administrata e shtetit do të kthehet nga halli juaj i madh sa here niseni për tek një zyrë në shërbëtorin më të madh tuajin të zhvillimit ekonomik dhe social, punësimit dhe mirëqënies kombëtare dhe familjare shqiptare, këtë e vendos vota”-deklaroi Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.