Lutje Erdoganit të hapë Wikipedia-n

Postuar në 11 Qershor, 2017 11:46

Sudentët në Turqi i kanë kërkuar presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan të zhbllokojë Wikipedian dhe t'i i lejojë të kenë akses në informacionin që duan. Nga prilli i kaluar qeveria turke ka bllokuar qasjen në një nga burimet më të mëdha të informacionit online  në mbarë botën. Ishte vetë Presidenti turk që urdhëroi bllokimin 
në enciklopedinë më të madhe online, kur  ëikipedia nuk pranoi të heqë referencat për marrëdhëniet e Turqisë me luftëtarët sirianë dhe organizatat terroriste. Yaman Aknteniz (Yaman Akdeniz), profesor i të drejtës, duke folur për New York Times thotë se Wikipedia mund të përmbajë informacione të papërshtatshme, megjithatë, është një platformë që është shumë e dobishëm për qytetarët. Një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të kërkuar informacion të rëndësishëm.
"I dashur President, hapni Wikipedia-n të paktën deri në fund të provimeve. President, ma keni zënë frymën, më dëgjoni!"- shkruan një student në Tëitter, duke kërkuar nga Erdogan të lejojë aksesin  të paktën për periudhën e provimeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.