Të tretët në botë/56% e shqiptarëve duan të emigrojnë. Në vitin 2012, shifra ishte 36%

Postuar në 10 Qershor, 2017 16:07

Shqiptarët vijojnë të mbeten një popullsi që dëshiron të emigrojë. 56% e tyre sipas një sondazhi të Gallup ka dëshirë të zhvendoset nga Shqipëria, një shifër që bën pjesë te 14% i popullsisë globale që ka të njëjtën prirje.

Gallup ka pyetur direkt 586 mijë veta nga 156 vende të botës për të lexuar një kampion të madh rreth prirjeve për emigrim. Në krye qëndrojnë banorët e Sierra Leone, 62%, e dyta vjen Shqipëria me 56% njësoj me Haitin.  Më pas Liberia dhe Kongo. Siria në vend të 9-të edhe pse në luftë. Shifra për shqiptarët është shqetësuese nëse shihet se në vitet 2010-2012, vetëm 36% donin të largoheshin.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=357132#k1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.