Sorollatje për studentët e masterit, u hiqet rimbursimi nga shteti

Postuar në 09 Qershor, 2017 17:34

Studentet e familjeve ne nevojë që ndjekin studimet master rrezikojnë të humbasin vitin akademik. Shkak sipas tyre është bërë mospërfshirja e tyre në vendimin e  Këshillit të ministrave  që mundëson rimbursimin në masën 50% të kësaj pagese. Studentet e masterit në fakultetin ekonomik, thonë se këtë vit vendimi ka përcaktuar që përfitues të  jenë vetëm studentet e ciklit te parë duke i lënë jashtë ata që ndjekin masterin.

“Nga Ministria na thonë se autoriteti  për marrjen e këtyre vendimeve i ka kaluar universitetit. Vetë Rektorati nuk mund ta mbulojë këtë kosto sepse duhet të dalë një VKM e re në mënyrë që këto kosto të rimbursohen nga ana e shtetit”

Përballë kësaj situate, ata kanë hartuar nje peticion me 500 firma për t’ja adresuar shqetësimin kryeministrit Rama. Në të gjitha universitete mendohet se janë afro 1500 studentë të kategorive ne nevoje që kanë përfituar deri me tani përgjysmimin e tarifes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.