Mbështetje nga BE-ja për marrëveshjen Rama - Basha

Postuar në 09 Qershor, 2017 16:53

Marrëveshja Rama – Basha, cilido qoftë qëllimi dhe përmbajtja reale e saj, është vlerësuar nga zyrtarë të BE-së. Sipas raportimeve të Tv Klan, Kryetarja e delegacionit të komisionit parlamentar të MSA – së, BE – Shqipëri, Monica Macovei, e cilëson marrëveshjen si të rëndësishme në ecjen përpara të vendit në integrimin drejt BE-së.

Është mirë kur liderët e qeverisë dhe opozitës gjejnë një marrëveshje në përfitim të qytetarëve. Ka patur vite të luftës së ashpër midis dy kampeve, që nuk u sollën asnjë përfitim qytetarëve Shqiptarë. Të gjitha forcat politike duhet të jenë bashkë për procesin e anëtarësimit. Nëse ata vazhdojnë të luftojnë njëra – tjetrën për pushtetin, nuk do bëjnë reformat e anëtarësimit”, shprehet ajo. Ajo ka komentuar rëndësinë e marrëvehsjes për vettingun, zgjedhjet dhe luftën kundër drogës.

http://tvklan.al/makovei-marreveshja-rama-basha-ti-sherbeje-integrimit/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.