Falja e gjobave mbyllet me zgjedhjet

Postuar në 09 Qershor, 2017 13:14

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka rikujtuar tatimaguesve se kërkesat  për heqjen e gjobave për mosdeklarim në afat, duhet të dorëzohen elektronikisht deri në datën 30 Qershor, i cili është dhe afati i fundit që parashikon ligji. 
"Nga korrespondenca dhe komunikimi i deritanishëm, konstatojmë që interesi i tatimpaguesve për të përfituar nga lehtësitë e këtij ligji është i lartë. Duke filluar nga dita e hënë, 8 Maj 2017, administrata tatimore, fton dhe nxit tatimpaguesit, që të ushtrojnë të drejtën e përfitimit nga ky ligj, duke shlyer detyrimet financiare të cilat ligji i kërkon si kusht paraprak. Me paraqitjen e pagesave të detyrimeve të prapambetura, në mënyrë të menjëhershme, sipas kërkesës së tyre, tatimpaguesve do t’u jepet konfirmimi sipas të cilit ata nuk kanë më detyrime kundrejt administratës tatimore"- theksohet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.