Britani, zgjedhjet nuk prodhojnë shumicë

Postuar në 09 Qershor, 2017 08:40

Zgjedhjet në Britaninë e Madhe nuk kanë sqaruar ndonjë gjë për të ardhmen e vendit. Konservatorja në detyrën e kryeministrit, Theresa May nuk ka arritur të sigurojë dot shumicën prej 326 vendesh në Parlament, duke humbur 17 vende krahasuar me prezencën e deritanishme të partisë së saj.

Laburisti Jeremy Corbyn ka marrë 30 vende më shumë, 258 vende, ndërkohë që në total aleanca e laburistëve ka 304 vende. Shumica e nevojshme për krijimin e qeverisë është 326 vende në një parlament prej 650 vendesh.

May merr me këto zgjedhje të kundërtën e asaj që kërkonte: kërkoi stabilitet, mori paqartësi,s synoi forcimin e pozitave të veta në parti, merr goditje dhe pikëpyetje për të ardhmen e saj te konservatorët. Mediat po thonë se mbajtja e zgjedhjeve të reja janë një mundësi, duke qenë se pasiguria politike që është krijuar u reflektua menjëherë te vlera e monedhës vendase.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.