Berisha hap rrugën për Lulzim Bashën. Mbron ndryshimet kushtetuese të 2008-ës “për një president me më pak kompetenca”

Postuar në 09 Qershor, 2017 21:34

Intervista e Sali Berishës me Lutfi Dervishin në “Televizionin Publik Shqiptar” mund të veçohet për tre çështje:

Së pari që Sali Berisha, shpall miratimin e linjës Lulzim Basha duke pranuar vendimet e tij dhe duke bërë të qartë se ai nuk do të jetë pengesë në rrugën kryetarit të ri.

Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme të PD-së jam unë. E them këtë me sinqeritetin më të madh. Pse? Përsëri statusi im është i tillë. Çdolloj qëndrimi publik mua më krijon përshtypjen se do të më nxirrte nga statusi im i një njeriu të dorëhequr njëherë e përgjithmonë, i njeriut të larguar pa rikthim. Dhe në këtë mes, kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë. Dhe çfarë mund të them për këtë?! Lista, çdo njeri po të bënte një listë... nuk ka diskutim që kryetari ka të drejtë të patjetërsueshme të ketë listën e tij

tha ai

Së dyti, që Sali Berisha pranon se partitë janë vetëm parti kryetarësh, duke përfshirë këtu edhe periudhën kur drejtonte vetë.

E vërteta është se në tërësi partitë, në të gjithë botën, janë parti liderësh. Të themi atë që është. Natyrisht, absolutisht, institucionet e saj janë të rëndësishme dhe shumë të rëndësishme dhe duhet të forcohen. Por të them se nuk janë parti kryetarësh...janë parti kryetarësh. Parti kryetarësh janë. Po të shohësh zgjedhjet që bëhen në partitë e mëdha, Sali Berisha në 20 e ca vite është zgjedhur shumicën e rasteve, me përjashtim të një rasti me mbi 90 për qind, në të gjitha rastet e tjera nga 70-80 për qind. Unë di liderë të partive të mëdha europiane që zgjidhen me 98% sa herë votohen. Partitë e kanë këtë solidaritetin... ndonjëherë zgjedhin me aklamacion, me duartrokitje

shtoi Berisha.

Dhe së treti, që roli i Presidentit që sot e ka Ilir Meta është zbehur shumë. Në këtë pikë Berisha ka deklaruar se ai ka qenë kundër edhe kompetencave që Kushtetuta e vitit 1998 i jepte presidentit, duke mbrojtur në mënyrë kontradiktore edhe ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Sidomos me ndërhyrjet e fundit presidenti ka humbur shumë funksione. Unë nuk kam qenë dakord. Dua të jem i hapur këtu, me përcaktimet e kushtetutës së '98-ës, e cila e bëri presidentin kryeministër të gjyqësorit. A e di se dispozitat kushtetuese, unë isha president me fuqi ekzekutive...Mblidhja qeverinë, por nuk kisha ato fuqi gjyqësori. Unë emëroja në Gjykatën Kushtetuese 3-4 gjykatës. 3-4 të tjerë i emëronin grupet parlamentare. 3-4 të tjerë i emëronte gjyqësori. Pra, kishte një diversifikim. Jo i gjithë pushteti për gjyqësorin se pastaj 

shprehet ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.