Tetova, qyteti më i ndotur në Europë. Në listë edhe Tirana dhe Beogradi

Postuar në 08 Qershor, 2017 11:36

Agon në Tetovë dhe rrezet e një dielli të sëmurë përmbytin qytetin e 70.000 banorëve në veriperëndim të Maqedonisë. Natën e kaluar, ndotja e ajrit ishte një gjysmë-fish e kufirit të sipërm të alarmit. Ka raste kur microgrimcat janë 25 herë mbi kufirin. I rrethuar siç është nga malet, qyteti me elementin dominues shqiptar pranë kufirit me Kosovën ngjan me pjesën e poshtme të një tenxhereje të valuar.
Në fillim të shkurtit, Guardian publikoi një listë të qyteteve më të ndotura në Evropë, bazuar në analizimin e të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Tetova u rendit e para. Dy qytete të tjera në Maqedoni, kryeqyteti Shkup dhe Manastir (Manastiri i ynë i famshëm), ishte gjithashtu në dhjetëshen e parë. 
Autoritetet lokale u përpoqën të mohojnë provat, duke argumentuar "ne jemi të infektuar, por jo në vendin e parë"
Matjet e botuara në gazetën britanike nuk kanë të bëjnë me mikrogrimcat PM10, por me ato më të imtat PM2,5, të cilat depërtojnë më thellë në trupin e njeriut dhe nuk është matur nga institutet zyrtare.
Nga larg duken oxhakët e fabrikës Jugohrom që prodhon aliazhet e hekurit, duke punësuar 700 punëtorë. Ajo qëndron si një përbindësh në mes të një fushe. Ndotja ishte aq e madhe nëntorin e kaluar, përpara zgjedhjeve në Maqedoni, aq sa Ministri i Mjedisit u detyrua të pezullojë veprimtarinë e saj. Rezultatet ishin të habitshme: nivelet mikrogrimcave rënë deri në 50%,
Kompania Jugohrom thuhet se është me pronësi ofshore me bazë në Qipro dhe si menaxherë shfaqen biznesmenë rusë. Ndotja e mjedisit nuk është një plagë vetëm në vendin fqinj. Njerëzit në të gjithë Ballkanin marrin frymë në një ajër helmuar. Matje "alarmante" janë regjistruar në Beograd, Prishtinë, Tiranë, Sarajevë.

http://www.kathimerini.gr/902431/interactive/epikairothta/ereynes/sthn-p...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.