Libri/Rekordi i shqipes, 10 alfabete në vitet 1750-1850. Disa të shpikur nga vetë shqiptarët

Postuar në 27 Prill, 2017 08:47

Robert Elsie njofton publikimin prej tij të një libri për shqipen, historinë e shkrimit të saj, i cili i shërben më së shumti audiencave të huaja.

Alfabetet shqiptaare: të huazuar dhe të shpikur”, ky është titulli i librit që rendit 10 alfabete të përdorura për shkrimin e shqipes mes viteve 1750-1850. Një rekord e quan Elsie këtë në kuadër të gjuhëve europiane. Elsie shkruan atë që dihet tanimë në Shqipëri dhe Kosovë, pra për lexuesin shqiptar, por ndoshta jo edhe aq nga të huajt. Përdorimi i alfabeteve për shkrimin e shqipes huazoi nga alfabeti grek, latin, arab dhe cirilik dhe çfarë është më interesantja sipas tij: një numër shqiptarësh shpikën sisteme shkrimi. Sipas Elsie këta të fundit janë lënë pas dore dhe mbeten të panjohur edhe nga vetë shqiptarët.

http://books.elsie.de/b111_albanian_alphabets/index.htm

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.