Kriza diplomatike me Turqinë, Gjermania konsideron heqjen e trupave dhe mjeteve nga baza e Incirlik

Postuar në 07 Qershor, 2017 08:33

Gjermania është duke konsiderurar tërheqjen nga baza turke e Incirlikut pasi Ankaraja zyrtare nuk u lejoi disa deputetëve gjermanë që të vizitonin trupat gjermane të stacionuara aty. Presioni rreth kësaj çështjeje po rritet dhe agjencia e lajmeve Deutesche Welle shkruan se përpjekja e ministrit të Jashtëm, Gabriel për të gjetur një zgjidhje me mirëkuptim, dështoi.  Disa përfaqësues të Partisë Ekologjike në Gjermani po thonë se Gjermania dhe qeveria e saj kanë lejuar që të tallen nga Turqia dhe në humor të prishur ngjan të jetë edhe kancelarja Angela Merkel. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen ka propozuar Jordaninë si pikë e re për dislokimin ne avionëve gjermanë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.