Karamelja e radhës për ballkanasit: Del në dritë plani “Berlin Plus”

Postuar në 06 Qershor, 2017 11:07

Në mediat serbe është publikuar edhe përralla më e re për Ballkanin. Madje atë Perëndimor. “Gjermania ka një plan special”, shkruan gazeta e përditshme “Vecernje Novosti”, raporton agjencia “B92”. Dhe ky plan special gjerman do të jetë së shpejti në tavolinën e Këshillit të Europës në Bruksel dhe ai quhet Berlin Plus. Karamelet për ballkanasit nuk kanë të sosur me idenë se hallet do zgjidhen me plane të bëra gjetkë. Ky plani Berlin Plus do t’i marrë paratë nga disa vende anëtare me synimin që brenda dy viteve “të krijojë një mjedis ekonomik tërheqës”.

Po kështu fondet mund të përdoren edhe për krijimin e kompanive të reja, por edhe lidhjet infrastrukturore si lidhjet rrugore me autostradë mes Beogradit dhe Tiranës, apo Bosnjes dhe Serbisë. Në këtë mënyrë siç raportohet në gazetën serbe, BE-ja do të hedhë bazën e punëtorëve të aftë dhe një rajoni teknologjikisht të përgatitur për të patur më të lehtë afrimin me BE-në. Plani mund të prezantohet në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste në mesin e muajit korrik.

http://www.b92.net/eng/news/world.php?yyyy=2017&mm=06&dd=06&nav_id=101463

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Keto gjera nuk duhen lexuar gabim. Keto nuk jane karamele qe Europa Perendimore ua hedh ballkanikeve qe te mbuloje "padrejtesite" e medha qe po u behen prej nje mosantaresimi nderkohe qe ato jane shoqeri te denja per te marre pjese ne Bashkimin European.
Keto jane nje tjeter perpjekje e Europes te beje njerez turmat e Ballkanikeve me te cilet Europa e di qe ka nje problem. Per fat te keq rajoni yne eshte problematik, here per luftra (Serbi, Kosove e Shqiperi), here per katastrofa financiare (Greqi) , here per kaos politik dhe papjekuri (Maqedoni) dhe thuajse gjithmone immigracion masiv (Shqiperi, Rumani, Bullgari e Greqi). Europeanet jane duke u dhene vendeve te Ballkanit Perendimor incentiva qe te sillen si njerez e te mos shkaktojne crregullime ne momentin qe do te behen te pranueshem per ne BE.
Se fundi mos te harrojme nje fakt te rendesishem: elementin e perfaqesimit. Le ta fillojme nga vetja ketu. Seriozisht mendojme ne se leadership-i yne provincial e batutaxhi eshte gati te jete pese e tavolines se BE kur te merren vendime per tere kontinentin? Le te imagjinojme pak diskutimin metaforik pa fund te Edi Rames te veshur me tuta dhe atlete apo kokefortesine tekanjoze plot paragjykime te Berishes qe do te benete edhe me te duruarin e udheheqesave Europiane Perendimore ti binte murit me koke.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.