Izrael, zbulohet sekreti i epilepsisë

Postuar në 06 Qershor, 2017 12:31

Një lajm i mirë nga Izraeli. Kërkuesit në universitetin Hebraik të Jeruzalemit mendojnë se kanë gjetur shkakun e epilepsisë, çrregullimi neurologjik që shfaqet në disa njerëz në formën e krizave akute. Eksperimenti është kryer me minjtë sipas një qasjeje që mund të japë një panoramë të mirë të shkaqeve të kësaj anomalie.

“Ne iu qasëm problemit në të kundërt. Ne nuk shtruam pyetjen se çfarë e shkakton epilepsinë. Ne shtruam pyetjen se çfarë i mbron shumicën e njerëzve që t’i rezitojnë faktorëve epileptikë”, shprehet Hermona Soreq, profesoreshë në univeristetin Hebraik. Studimi u krye duke dozuar disa minj të shëndetshëm me një antibiotik, doxycycline, që përdoret kundër sifilizit. Përdorimi i këtij antibiotiku u bë për një tjetër qëllim. Soreq ka shtruar hipotezën se përgjegjës për aktivizimin e krizës epileptike në disa individë është një zinxhir i shkurtër i acideve nukleike(biomolekula), të quajtura microRNA, posaçërisht një prej tyre - 211. Antibiotiku në fjalë krijon kushtet e aktivizimit dhe çaktivizimit të këtij acidi në tru. Aktivizimi përmes antibiotikut në fjalë i miR – 211, çoi në ekspozimin e minjve ndaj faktorëve epilepikë që janë në fakt të jashtëm dhe provokojnë reagime nga truri.

Rasti më i njohur është ai vitit 1997 në Japoni, kur rreth 800 fëmijë u çuan në spital pasi paraqisnin kontraktime të dhunshme dhe kishin si të përbashkët faktin se kishin parë një pjesë të veçantë të filmit vizatimor Pokemon(video më poshtë).

Frekuenca e lartë e dritës është pra një faktor i jashtëm që ndikon, por nëse teza e studimit në fjalë, realizuar në bashkëpunim edhe me universitetin Ben Gurion në Negev, universitetin Dalhousie në Kanada, provohet e vërtetë, atëherë mund të mbërrihet drejt një kure. Lajm i mirë me të vërtetë.

http://www.haaretz.com/israel-news/science/.premium-1.793796

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.