Hulumtimi zbulon arsyet pse zemra nuk e riparon vetveten

Postuar në 06 Qershor, 2017 17:45

Muskujt e zemrës janë një nga indet më pak të rinovueshme në trup. Kjo përbën një nga arsyet kryesore të vdekshmërisë së lartë nga sëmundjet e zemrës në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. 
Të frymëzuar nga ideja për të ndihmuar në riparimin e zemrës, hulumtuesit në Baylor College of Medicine dhe Instituti i Zemrës së Teksasit kanë kanë zbuluar një lidhje të mëparshme të panjohur mes proceseve që e privojnë zemrën nga riparimi i vetvetes. Ky zbulim, i botuar në revistën Nature, hap mundësinë e zhvillimit të strategjive që do të promovojnë rinovimin e qelizave të zemrës në të ardhmen.
"Ne po hetojmë çështjen muskujt e zemrës nuk rinovohen," tha Dr. James Martin, profesor në Mjekësinë Rigjeneruese në Kolegjin e Mjekësisë në Baylor. "Në këtë studim, ne u përqendruam në dy rrugë të kardiomiokiteve ose qelizave të zemrës, rrugës Hippo, e cila është e përfshirë në ndalimin e përtëritjes së kardiomiokiteve dhe kompleksit glykoprotein dystrophin (DGC), thelbësor për funksionet normale të kardiomiokiteve.
"Ne gjithashtu jemi të interesuar të studiojmë mutacionet në komponentët e DGC sepse pacientët me këto mutacione kanë një sëmundje të muskujve të quajtur distrofi muskulare"
Puna e mëparshme kishte lënë të kuptohet se komponentët e rrugës DGC mund disi të bashkëveprojnë me komponentët e rrugës Hippo. 
Në këtë studim, Martin dhe kolegët studiuan pasojat e kësaj ndërveprimi në modelet e kafshëve. Hulumtuesit gjeneruan gjenetikisht minj me gjene të munguara në një ose të dy rrugët, dhe pastaj përcaktuan aftësinë e zemrës për të riparuar një lëndim. Këto studime treguan për herë të parë që distroglikani 1, një komponent i rrugës DGC, lidhet drejtpërsëdrejti me Yap, një komponent i rrugës Hippo, dhe se ky ndërveprim frenoi përhapjen e kardiomiokiteve.
Pacientët me distrofinë muskulare mund të kenë reduktim të madh në funksionimin e zemrës," tha Martin.
 "Gjetjet tona mund të ndihmojnë në dizajnimin e ilaçeve për të ngadalësuar rënien kardiake në distrofinë muskulore duke stimuluar përhapjen e kardiomiokiteve. Ne kemi nevojë për më shumë kërkime për të kuptuar rrugët e kontrollit të rritjes së kardiomiokiteve në detaje më të hollësishme"-tha ai. 
https://medicalxpress.com/news/2017-06-reveals-insights-heart.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.