Brukseli apel Tiranës: Mos u nxitoni për hapjen e negociatave

Postuar në 06 Qershor, 2017 18:02

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn i kêshillon Tiranës zyrtare të mos nxitohet me kërkesën e hapjes së negociatave në fund tê këtij viti. Duke u përgjigjur mbi kërkesën e artikuluar nga kryeministrit Rama, se Brukseli duhet të përgatitet pêr hapjen e negociatave me Shqipërinë, komisioneri Hahn ështê shprehur, se kjo mund të arrihet nëse kriteret e vendosura nga Brukseli do të trajtohen në një mënyrë inkurajuese dhe do të prodhojnë rezultate pozitive. 
Sipas komisionerit Hahn, kriteret që do bëjnë diferencën pêr hapjen e negociatave, janë së pari zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke shpresuar në një raport pozitiv nga ODHIR, së dyti një fillim i besueshëm i proçesit të Vetting dhe së treti luftë e efektshme kundër drogës. Hahn është ndalur veçanërisht te çêshtja e drogës, duke thënë, se ka një shtim të prodhimit  dhe trafikut të drogës dhe kjo krijon një reputacion  të rrezikshëm për vendin. 
Hahn ka shpjeguar, se është e rëndësishme që kjo çështje të trajtohet në mënyrë serioze dhe në mënyrë më të efektshme për të bindur shtetet anëtare. Komisioneri Hahn ka thënë se Komisioni Europian nuk përjashton t'u raportojë vendeve anëtare në tetor ose nëntor, por sipas tij nuk duhet krijuar një klimë presioni, pasi kjo mund të jetë kundraproduktive, duke preçizuar se nuk përbën dallim thelbêsor nëse hapja e negociatave ndodh nê nëntor apo janar. Johannes Hahn ka bërë të qartê, se ai do t'ju nënshtrojë një raport pêr Shqipërinë shteteve anëtare vetëm kur të ketë sigurinë e duhur, që ka mjafueshme progres në 3 kriteret.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.