"Brookings": Marrëveshja 110 mld$ për armët me sauditët, "fake news"

Postuar në 06 Qershor, 2017 11:52

Bruce Riedel, një kërkues për politikën e jashtme, shkruan në “Brookings” se marrëveshja mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite për shitjen e armëve në vlerën e 110 miliardë dollarësh nuk ekziston. Lajmi për të është “fake news”, pra i rremë. Autori shkruan se ka kontaktuar me kontakte në biznesin e mbrojtjes, në Kongres dhe të gjithë kanë referuar se ka letra për shprehje interesi, por jo kontratë 110 miliardë dollarë. Shumica sipas tij janë oferta të Departamentit të Mbrojtjes që mendon se do të jenë me interes pë sauditët, ndërkohë që Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen i cilëson këtë “shitje të dëshiruara”. Dhe më tej: asnjë prej këto që thuhen nuk është gjë e re. sipas këtij autori që shkruan në një faqe me emër, ato kanë nisur që me administratën Obama, çmimi Nobel për Paqen. Shembull është propozimi për shitjen e katër fregatave, që u raportua fillimisht që në vitin 2015, por asnjë kontratë nuk pasoi. Në listën e dëshirave janë edhe 150 helikopterë, sisteme tokë ajër, por asnjë kontratë. Çfarë bëri Trump? Bëri bashkë të gjitha listat e propozuar dhe e shiti si marrëveshje 110 miliardë dollarë. Akt i denjë për Admiral Gjeneral Aladeen, Diktatori uadiajan në filmin me të njëjtin emër luajtur nga Sasha Cohen.

Një tjetër shifër që flet se vallja me shpata ishte me sa duket thjesht një argëtim në rrugë për Trump, është se në vitin 2012, Obama u shiti suaditëve 112 miliardë dollar armë, që detyroi SHBA-të të kompensonte edhe Izraelin në këtë kohë. Por me luhatjet e çmimit të naftës sauditët kanë patur probleme me shlyerjen e pagesës. 

Nëse marrëveshja e Trump është e vërtetë ose jo, kjo sipas Riedel do të kuptohet kur Izraeli të kërkojë kompensim për të mbajtur avantazhin ushtarak në rajon.

https://www.brookings.edu/blog/markaz/2017/06/05/the-110-billion-arms-de...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.