Largim nga politika vetëm nëse PS-ja nuk del forcë e parë

Postuar në 05 Qershor, 2017 21:55

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në intervistën në Top-Story se nëse Partia Socialiste nuk do të dalë forcë e parë politike më 25 qershor, ai do të japë dorëheqjen nga politika. Rama ka thënë se kjo mbetet në dorë të shqiptarëve duke nënvizuar me siguri se PS-ja do të jetë forcë e parë. Rama nuk e ka kushtëzuar largimin e tij me qëndrimin ose jo të PS-së në qeveri, por vetëm me rezultatin elektroal të saj krahasuar me forcat e tjera, çka eventualisht nëse në Shqipëri ndodh një skenar maqedonas, pra qeverinë e krijojnë forcat e dyta në koalicion, ai do të jetë një deputet si gjithë të tjerët. Ose së paku kjo lihet të kuptohet nga intervista, në të cilën Edi Rama ka dalë më shumë kundër LSI-së, që e ka quajtur ndërmarrje punësimi, sesa kundër PD-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.