Kina dhe BE në një front për ndryshimet e klimës

Postuar në 03 Qershor, 2017 10:25

Kina dhe Bashkimi Evropian premtojnë unitet në luftën kundër ndryshimeve klimatike, një ditë pasi presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen amerikane nga marrëveshja klimatike Parisit. Kryeministri kinez dhe zyrtarë të lartë evropianë firmosën një deklaratë të përbashkët me mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të BE-së, sipas të cilit BE-ja dhe Kina angazhohen për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Parisit  për Klimën.

Deklarata e përbashkët mes Kinës dhe BE-së parashikon zvogëlimin e emetimeve nga lëndët djegëse, zhvillimin e teknologjisë së gjelbër dhe mbledhjen e  100 miliardë eurove në vit deri në vitin 2020 për të ndihmuar vendet e varfra të reduktojnë emetimet. Njoftimi se SHBA ajo do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit, me argumentin se dëmton ekonominë  amerikane, ngjalli reagimin e shumë udhëheqësve të botës dhe përfaqësuesve të biznesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.