Vendimi është marrë, SHBA do tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën

Postuar në 01 Qershor, 2017 12:45

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të tërheqë SHBA-të  nga marrëveshja historike e Parisit mbi ndryshimet klimatike. Trump, i cili më parë e ka quajtur një  "farsë" kërcënimin e ngrohjes globale, nuk pranoi të mbështetesë marrëveshjen historike në samitin e G7, duke thënë se ai kishte nevojë për më shumë kohë për të vendosur.

Agjencia Reuters dhe rrjeti televiziv Fox News konfirmuan se vendimi tashmë është marrë. Pas rrjedhjes së informacionit  presidenti amerikan ritheksoi në mesazhin e tij në Tëitter se vendimi i tij do të shpallet në ditët e ardhshme.Tërheqja do të sjellë SHBA-në  në një nivel me Sirinë dhe Nikaraguan, të vetmet vende që nuk marrin pjesë në Marrëveshjen e Parisit.  Ky vendim  mund të ketë pasoja serioze për zbatimin e marrëveshjes, pasi  SHBA-të janë prodhuesi i dytë më i madh i gazrave serrë pas Kinës.

Ekziston gjithashtu frika se lëvizja e Uashingtonit mund t’u hapë rrugën  tërheqjeve të  vendeve të tjera nga Marrëveshja e Klimës, e cila parashikon që rritja e temperaturës deri në fund të shekullit të nuk duhet të kalojë 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Temperatura mesatare globale është rritur tashmë me rreth 0.6 gradë. Uashingtoni mund të zgjedhë të tërhiqet zyrtarisht nga Marrëveshja në  një proces që do të marrë tre vjet, ose të tërhiqet nga Konventa e Kombeve të Bashkuara Kornizë për Ndryshimet Klimatike, e cila do të mund të bëhet më shpejt, por është konsideruar si një lëvizje  ekstreme.

Vendimi i qeverisë amerikane thuhet se është ndikuar  edhe nga një letër e nënshkruar nga 22 senatorë republikanë, duke përfshirë edhe kreun e shumicës Mitch Makonel , të cilët kanë kërkuar tërheqjen e SHBA nga Traktati i Parisit.Gjatë fushatës zgjedhore Trump kishte argumentuar se marrëveshja e Parisit është "kundër interesave kombëtare", pasi pengon krijimin e vendeve të punës në industrisnë e qymyrit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.