SHBA nis armatosjen e kurdëve të Sirisë, injoron kërkesën e Turqisë

Postuar në 31 Maj, 2017 10:07

Shtetet e Bashkuara njoftuan nisjen e operacionit për furnizimin me armë të kurdëve të Sirisë në përpjekje për të rimarrë qytetin sirian të Rakas të kontrolluar nga ISIS. Zëdhënësi i Pentagonit, Major Adrian Rankine-Galloëay tha se militantët kurdë morën armë të lehta dhe automjete nga ushtria amerikane.

Një zyrtar amerikan, i cili foli me kusht që të mbetet anonim, tha se shpërndarja e armëve filloi n 24 orët e fundit, pas mandatit të lëshuar në fillim të këtij muaji nga presidenti amerikan Donald Trump.Nuk ka pasur asnjë përgjigje të drejtpërdrejtë nga ana turke, e cila ka paralajmëruar se vendimi amerikan për të armatosur forcat kurde npër t’u ndeshur me xhihadistët e ISIS në Siri mund të dëmtojë Uashingtonin.

SHBA pretendojnë se armatosja e forcave kurde është e nevojshme për rimarrjen e Rakas, de facto kryeqyteti i Shtetit Islamik në Siri. Zyrtarët amerikanë kanë thënë për Reuters se Uashingtoni kërkon mënyra paralele të bashkëpunimit me shërbimet turke të inteligjencës për të mbështetur betejën kundër rebelëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.