Fushatë për veten!

Postuar në 31 Maj, 2017 20:05

Fushata që ka nisur duhet të ishte një ballafaqim platformash për taksat, investimet, planet ekonomike në bujqësi, shëndetësi, arsim, inovacion dhe shtetin social, mirëpo ky debat ia ka lënë vendin retorikës  pa përmbajtje, për një Shqipëri që Duam, Republikë të Re apo të Shansit të të Gjithëve. Kryeministri në takimet që zhvillon flet për hallet e qeverisë duke mos kursyer batutat dhe shembujt që duan të thonë se ai dhe ekipi i tij kërkojnë vota për të qenë shërbëtorë të qytetarëve, ndërsa pretendenti tjetër për kryeministër, Lulzim Basha ka shpallur një Republikë të Re ku thotë se fjalën e parë do ta kenë qytetarët. Ndërsa LSI ka të njëjtën retorikë se është forcë forcë me këmbë në tokë dhe mbështetje e madhe e Rinisë. Një sy në programet e tre partive lë shumë pak vend për diskutim, shifra pa shpjegim dhe për më tepër nuk janë oferta reale për shqiptarët, të cilët pas zgjedhjeve do të ndeshen me surpriza pasi eksperienca ka treguar se djalli fshihet në detaje, siç është taksa e re e pronës që qeveria ka lajmëruar për në shtator. 

Programi i PS 

Rritje ekonimike prej 5.5% të PPB. Në fund të mandatit të dytë investimet e huaja do të shkojnë në 2 mld dollarë, ulje të borxhit publik nën 60% të PPB. Ne garantojmë 220 mijë vende të reja pune dhe do të ulim për herë të parë papunësinë në nivelin një shifror.

Programi i PD

Shtet pa monopole, më pak taksa dhe më shume investime.  Partia Demokratike në qeveri do të aplikojë taksë të sheshtë 9 përqind dhe tatim mbi vlerën e shtuar 15 përqind. Ekonomia shqiptare do të rimëkëmbet dhe do të hapë vende pune. 

Programi i LSI

100 mijë vende të reja por edhe punë të mirëpaguara. Të gjithë ata persona që shpërblehen mbi 350,000 lekë të vjetra ku mesatarisht taksoheshin 20%, taksa e tyre do të jetë vetëm 8 përqind. Ndërsa ata që paguhen mbi 2 milionë lekë të vjetra që tatoheshin me 23%, taksa e tyre e re e propozuar nga LSI do të jetë vetëm 10%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.