Edi Rama bën për vete Lefter Maliqin

Postuar në 31 Maj, 2017 18:54

Vala e largimeve nga lista e kandidatëve të PD-së ka njohur sot një polarizim emocional kur njkë prej emrave, ish-deputeti Lefter Maliqi, ka deklaruar tërheqjen dhe kalimin me PS-në. Në një status të gjatë në Facebook, Maliqi thotë ndër të tjera se:

Nuk e njoh dhe nuk kam punuar me Edi Ramen. Por skam nevoj? ta njoh pasi kam bindje qe do jete mirenjohes ndaj votes dhe mbeshtetjes se fitores se thelle qe do nis nga qarku Berat.Sot unë shpall bashkimin e njerzve te mi,socialist dhe demokrat me Edi Ramën. Edi Rama nuk më ka asnjë borxh dhe do ti kerkoj vetem te mos hyj në borxh me njerzit e mi sic hyri Lulzim Basha. Nëse do të beje per ta , hallall ka gjithcka qe do bej une per te dhe PS në këte betejë . Nëse Rama sdo të beje per ta,unë përseri do te zgjedh njerzit e mi dhe jo atë. Suksese Edi Rames dhe PS ne Berat dhe gjithe Shqiperinë.Me mirenjohje i juaji Lefter Maliqi”.

Sot paradite qarkulloi një dokument sipas të cilit kandidati i tërhequr Ramiz Çobaj rezultonte ish-oficer i Sigurimit. Deri më sot asnjë prej kandidatëve nuk ka deklaruar kalimin me PS-në dhe është e paparashikueshme nëse votat e demokratëve të pakënaqur kalojnë gjetjë për ta lënë PD-në me gisht në gojë më 25 qershor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.