Dy ish-ministra kërkohen si dëshmitarë në gjyqin e Shullazit

Postuar në 30 Maj, 2017 13:40

Dy ish-ministra të kabinetit Rama janë thirrur si dëshmitarë nga Prokuroria për Krimet e Rënda në procesin ndaj Emiljano Shullazit. Hetimet kanë të bëjnë me kërcënimin e pedagogëve Mynir Koni dhe Dhori Kule nga një grup personash gjatë fushatës së zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Tiranës, në prill të vitit 2016.

Në cilësinë e deshmitarit kerkohen edhe rektori Mynyr Koni, kreu i Policise, Haki Çako, biznesmeni Ylvi Beqja dhe Dhori Kule. Dy ish ministrat janë paraqitur edhe më herët në Prokurorinë për Krimet e Rënda për llogari të hetimit ndaj Emiljano Shullazit. Para prokurorëve, Tahiri e Nikolla kanë pohuar se dy pedagogët kanë pranuar se janë kërcënuar, por nuk kanë përmendur emrin Emiljano Shullazit. Sipas Prokurorisë, dy akademikët janë kërcënuar në datat 14 dhe 15 prill të vitit të kaluar nga katër persona për tërheqjen nga gara të kandidatit Koni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.