Ditën që i hoqën nga lista u kujtuan të bëhen opozitarë

Postuar në 29 Maj, 2017 15:04

Emrat që Basha la jashtë listës së Partisë Demokratike janë 25 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Jo të gjithë kanë reaguar dhe kanë shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të Bashës, por bërthama që po del publikisht kundër është një grupim prej 10-12 ish-deputetësh dhe ish- ministrash në qeverinë Berisha, që kanë ndërmarrë një aksion politik opozitar kundër Partisë së tyre pas lënies jashtë listës.
I vetmi nga garda e vjetër e PD-së që mbështet listën Basha është deputeti Eduard Selami.  Edhe pse mbeti jashtë listës së Bashës, Selami thotë se lista ka mbështetjen e tij dhe se tani është koha për fushatë dhe jo për analiza.

Jozefina Topalli
Majlinda Bregu
Eduard Selami
Ridvan Bode
Astrit Patozi
Arben Imami
Keltis Kruja
Myqerem Tafaj
Bedri Hoxha
Roland Keta
Igli Cara
Kosma Dashi
Bedri Mihaj
Arbiola Halimi
Genc Ruli (nuk kandidoi vetë)
Mimoza Hajdarmataj

Rrjedhja e listës Basha

Tre persona janë tërhequr deri tani nga lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, të pakënaqur me renditjen e propozuar nga kryetari Lulzim Basha. I pari i tërhoq nga lista kryetari i degës lokale të Partisë Demokratike në Shkodër, Ramiz Çobaj, i cili e quajti fyerje renditjen i teti në listën e Qarkut të Shkodrës. Ai tha se nuk është pyetur për listën e Skodrës ndaj dhe vendosi të tërheqë dokumentacionin e kandidaturës së tij. Tërheqja e Çobajt u shoqërua me dorëheqjen nga lista të Sazan Gurit. Ambjentalisti i njohur ishte përfshirë në listën e Beratit, por edhe ai dukshëm i pakënaqur me pozicionimin në vend jo të sigurtë. Ndërsa i treti që dha dorëheqjen është kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejmanit Gjana. Lulzim Basha e pozicionoi te katertin ne qarkun e Dibres. Ne nje status ne faqen e tij ne Facebook, ai shkruan se ndihet i fyer per kete renditje dhe se Basha nuk e do prezencen e PLL-se ne Parlament
Kundër listave të Partisë Demokratike është pozicionuar ashpër edhe Edith Harxhi, ish zv.ministre e PD-së dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike. Ndërsa Dega e partise Balli Kombetar në Vlore, i ka bere thirrje kryetarit te Partise Balli Kombetar, Adriatik Alimadhi, aleat i Bashes, qe renditet i gjashti ne listen e kandidateve per deputete ne qarkun e Vlores, te terhiqet nga gara.
I vetmi nga garda e vjetër e PD-së që mbështet listën Basha është deputeti Eduard Selami.  Edhe pse mbeti jashtë listës së Bashës,Selami thotë se lista ka mbështetjen e tij dhe se tani është koha për fushatë dhe jo për analiza.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.