Debat i paravendosur? Basha, ftesë për ballafaqim Ramës në TV

Postuar në 29 Maj, 2017 11:28

Edi Rama dhe Lulzim Basha janë në marrëveshje për ndryshime Kushtetuese pas zgjedhjeve, reformë zgjedhore dhe një qasje të unifikuar qeveri-opozitë për integrimin Europian të vendit. Na u tha se kjo marrëveshje hap një faqe të re në kulturën politike të vendit, ku sipas kryeministrit në detyrë pas zgjedhjeve takimet me kryetarin e opozitës do të jenë periodike dhe informuese në funskion të një zëri të unifikuar për çështjet e afrimit me BE-në.  

Në këtë kontekst merr vlerë edhe një ftesë e hapur e kreut të PD -së për debat televiziv me kryeministrin, një model Perëndimor që e shohim në zgjedhjet presidenciale amerikane apo së fundmi dhe ato në garën presidenciale Francë. 
Sonte e ftoj këtu nga Fieri për një debat televiziv me kandidatin për Kryeministër të Republikës së Re. Edi Rama, mund të shëtisësh në Shqipëri duke treguar barcaleta por nuk i çon dot katër javë me barcaleta. Eja në debat, bëj bilancin tënd! Unë bilancin tim! Ti programin tënd! Unë programin tim dhe qytetarët të vendosinin me votën e tyre. Ftesën e bëra publike. Po s’e pate dëgjuar po ta nis edhe me shkrim“, tha Basha, para njerëzve të pranishëm në celjen e fushatës për Qarkun e Fierit.

Parë nga zhvillimet e javëve të fundit dhe çfarë dy liderët u përpoqën të përcjellin me shtrëngime duarsh pas marrëveshjes nuk është çudi që ftesa për debat të mos jetë një ftesë spontane e kreut të PD-së, por pjesë e marrëveshjes për të prezantuar një model të ri të politikës para shqiptarëve. Më pas Basha zbuloi një pjesë të debatit në perspektivë kur tha se nuk do të jetë kryeministri i palmave, shatërvaneve dhe ekspozitave, por kryeministri i një vendi me ekonomi të fortë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.