Lista Basha, me sa duket është Listë vetëm e Bashës

Postuar në 28 Maj, 2017 12:44

Duket se Lista Basha është vërtet kështu: Lista Basha. Sulmet që po i bëhen sot kryetarit të PD-së për kandidatët që ka sjellë për deputetë imponojnë idenë se diçka është thyer në këtë parti mes të vjetërve dhe të rinjve. E me gjasë edhe marrëveshja e 18 majit ishte thjesht vendim personal i Bashës, askujt tjetër.

Me një opinion shumë kritik është shfaqur sot në media edhe Gjergj Lezhja, një njeri i pushtetit të Berishës, këshilltar për Sigurinë i Presidentit të Republikës, sipas të ciit Çadra dhe listat janë marrëzia e fundit e Bashës.

Nuk jam aspak i çuditur nga lista e deputetëve të Partisë Demokratike, ndonëse sëpata e spastrimeve është e pa precedentë në politikën shqiptare.  As Edi Rama nuk ka bërë një spastrim të tillë me një të rënë të lapsit, por ka respektuar në vite ish funksionarët e vjetër të PS. Mendoj se nuk është vetëm Lulzim Basha, ideatori i kësaj kasaphane, por është një filozofi dhe frymë e ndërtuar që pas humbjes në 2013. Basha është dhe mbetet një ministër i mirë në një qeveri të mirë. Ai kurrë nuk mund të bëhet udhëheqës i një force politike që pretendon pushtet dhe kjo për të vetmen arsye se, “po t’i heqësh rripin e pantallonave, ato do t’i bien në fund të këmbëve”, shkruan Lezhja në një opinion për “cityneës.al”.

Për Çadrën këshilltari i Presidentit ka këtë mendim:

Çadra ishte marria më e madhe si aksion politik, duke përfshirë këtu kërkesat ekstreme, si alternativa për zgjidhje. Qesharake dhe foshnjarake ishte dhe është teza e Republikës së Re dhe më vjen shumë keq që pati dhe intelektualë qe shkuan deri në kufijtë e besimit të kësaj përralle. Dalja nga çadra e Bashës më kujton daljen e Tritan Shehut nga stadiumi i Lushnjes në vitin e mbrapshtë ‘97. Vetëm se Tritani bëri një akt sublim dhe pësoi atë që çdokush mund ta pësonte, kurse Basha hyri dhe doli nga kjo histori si një personazh butaforik, por dhe hileqar në ndërmarjen e tij. Them hileqar, sepse në pamundësi për të ngritur “ushtrinë” e PD në këmbë për 4 vjet, ngriti një çadër për të krijuar perceptimin e një lëvizje që për asnje moment nuk funksionoi, si dhe ndërtoi fabulën e humbjes, si rezultat i vjedhjes së votës. Të gjitha këto në funksion të një politike personale, të dështuar”. Pakënaqësi e madhe për një Pazar që nxori vetëm disa të fituar.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.