KQZ shtyn afatin për regjistrimin e kandidatëve të PD

Postuar në 28 Maj, 2017 18:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lënë 24 orë afat Partisë Demokratike për të plotësuar listën e kandidatëve për deputetë dhe dokumentacionin shoqërues në të 12 qarqet e vendit. 
PD ka dorëzuar një listë kandidatësh me vetëm 94 emra nga 140 të mundshëm. Afati i vendosur nga KQZ, detyron PD-në të plotësojë listat me kandidatë në të gjitha qarqet e vendit. 
Debate në mbledhjen e KQZ ka shkaktuar edhe mungesa e formularëve të dekriminalizimit të kandidatëve për deputete. Denar Biba gjatë mbledhjes deklaroi se nuk ka kohë për verifikimin nëse kandidatët janë me precedent penal, ndërsa anëtarët shprehen kundër plotësimit e pjesës së dytë të listës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.