Dy të dorëhequr nga lista e PD

Postuar në 28 Maj, 2017 16:16

Ekipi që Basha hodhi në fushë për ndeshjen e 25 qershorit po pëson rrjedhje. Kandidatë që janë në vendet e poshtme të listës kanë dhënë dorëheqjen. Ramiz Çobaj kryetari aktual i Partisë Demokratike të Shkodrës është tërhequr nga kandidimi. si deputet në listën e PD Shkodër për zgjedhjet e 25 qershorit. Basha e ka vendosur të tetin në listën e kandidatëve, çka nuk është pranuar nga kreu i demoktarëve të Shkodrës Çobaj. Nga sa mësohet Çobaj nuk ka patur kontakte me Bashën pori vazhdon të mbajë postin e kryetarit të PD-së Shkodër deri në zgjedhjet e reja. Në listen e paraqitur ende të pa plotësuar nga PD mungon edhe emri i ish-nënkryetarës së PD-së dhe ish-kryetarës së parlamentit Jozefina Topalli.
Edhe kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Beratit, Sazan Guri është tërhequr nga gara. Menjëherë pas publikimit të listës, ambientalisti Sazan Guri shkruan në Facebook se nuk e gjen veten në listë. Ai thotë se nuk mund të jetë në një vend me ata që e shohin parlamentin si vend për t’i dhënë punë vetes dhe të rrisin bizneset.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.