Drejt një tregu pune të automatizuar/Gates dhe Zuckerberg apel brezit të ri

Postuar në 28 Maj, 2017 10:45

Bota po ndryshon dhe me gjasë ky ndryshim në një të ardhme shumë të afërt do të ndihet me pasoja radikale te të gjithë. Sot në ShBA njerëz si Mark Zuckerberg, Bill Gates apo Elon Musk po paralajmërojnë se koha e robotëve po vjen edhe për tregun e punës duke imponuar zhvendosje në të mëdha në relacionet njerëzore dhe strukturën ekonomike. Kjo ëhstë sfida e brezit të ri të studentëve që në ndryshim nga prindërit e tyre nuk kanë më sigurinë e një karriere. Gjatë një takimi në universitetin e Harvardit, Billa Gates, themelues i Microsoft dhe Zuckerber themelues i Facebook, tërhoqën vëmendjen në këtë drejtim. 
Brezi ynë do të ketë të bëjë me zëvendësimin e dhjetëra milionë vendeve të punës nga procesi i automatizimit si makinat me pilot automatik apo edhe kamionë të ngjashëm”, tha Zuckerberg.

Goditja pra po vjen në një sektor si transporti që punëson shumë njerëz dhe madje me jo shumë kualifikim. Çka do të thotë se jo vetëm dikush humbet vendin e punës, por humbet edhe sensin e orientimit në një treg që është transformuar sa hap e mbyll sytë. Vëzhgimi i Zuckerberg shkon edhe më tej kur thekson se roli i teknologjisë është i tillë që po zhbën edhe komunitetet. 

Kur prindërit tanë u diplomuan qëllimi vinte nga puna që kishe, kisha jote, komuniteti. Por sot teknologjia dhe automatizimi po eliminojnë shumë vende pune. Pjesëmarrja në komunitete po bie, shumë njerëz ndihen pa lidhje dhe të depresuar; ata po përpiqen të mbushin këtë boshllëk”, tha ai. Një problem social shumë i thellë që buron direkt nga zhvillimi. 

Për Bill Gates automatizimi dhe robotika janë një mundësi e madhe; ato do të gjenerojnë vende të reja pune. Në 10 vitet e ardhshme mendonet se automatizimi në ShBA do të krijojë 15 milionë vende të reja pune, por në të njëjtën kohë do të çojë në humbjen e 25 milionë të tjerave. Efekti krahasohet me ndikimin që pati përdorimi i plastikës 30 vite më parë dhe i kompjuterëve në vitet ’80. 

Zuckerberg ka përcjellë edhe dy këshilla që sigurisht kanë vlerë: së pari ne jetojmë në një botë ku njeriu nuk gjen më qëllime, objektiva. 

Ju po diplomoheni në një botë që ka nevojë për një qëllim. Ju takon juve ta krijoni

Dhe më tej diçka për ata që kanë ide por stepen në materializimin e tyre. 

Idetë nuk vijnë të plota. Ato bëhen të tilla dhe qartësohen në punë e sipër. Ju duhet pra të hidhni hapin e parë. Nëse unë do të kisha kuptuar gjithçka për lidhjen e njerëzve përpara se të nisja, ndoshta nuk do të kisha nisur kurrë Facebook. Filmat e kanë gabim. Ideja e një E Gjeta – Eureka të vetme, është një gënjeshtër e rrezikshme

tha ai.

Këshillë me të vërtetë e vyer sidomos për shoqëri kafenesh dhe anadollakësh si shoqëritë ballkanike, ku spikat padyshim kafe – shoqëria e Shqipërisë. 

http://www.marketwatch.com/story/bill-gates-updates-the-plastics-advice-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.