Prejardhja e romëve dhe kalimi nga India në Mesdhe

Postuar në 27 Maj, 2017 17:55

Në të kaluarën ka patur shumë  teori mbi origjinën e romëve. Grupet e para arritën në Evropën Qendrore dhe Perëndimore në shekullin e 15 dhe 16 dhe u quajtën "Ciganë" dhe "Saraçenë". Në të njëjtën kohë filluan të qarkullojnë teori të çuditshme mbi origjinën e tyre. U konsideruan pasardhës të Noes dhe birit të Kamit, apo priftërinjve dhe perëndeshës egjiptiane Isidës.  Fakti që romët nuk kanë qenë asnjëherë një komb i lidhur me traditën e shkrimit e ka thelluar edhe më shumë këtë mister.

Përgjigjia e pyetjes se nga vijnë romët doli nga studimi i gjuhës së tyre (rome). Në shekullin e 18-të, studiuesi anglez William Marsden gjeti marrëdhënien që ekziston ndërmjet kësaj gjuhe dhe dialekteve indiane të Hindi dhe Punjabi. Donald Kenrick në librin "Ciganët nga India deri në Mesdhe" shkruan se popullsia e njohur si “roma” emigroi nga India në Perëndim përmes Persisë, ku bënë martesa të përziera me persët, duke krijuar një popull të quajtur dom ose rom. Më vonë shumë prej tyre emigruan në Europë. Pasardhësit e tyre janë romët modernë.

Shahu i Persisë Ardasir që mbretëroi nga 224 në 241 pushtoi Indinë Veriore, rajon që ndodhet në Pakistanin e sotëm dhe e përfshiu në shtetin e tij. Kështu që shumë indianë shkuan në Persi, duke kaluar nëpër Lindjen e Mesme. Kanë qenë fermerë, barinj, mercenarë, muzikantë, tregtarë dhe madje edhe kontabilistë!

Më 462 arabët pas pushtimit të Persisë mbërritën në Indi. Shumë shpejt ata sollën një numër të madh të indianëve në Lindjen e Mesme duke i vendosur me forcë në zonën moçalore në brigjet e lumit Tigër. Popullsia vendase u revoltua kundër arabëve, por pas 14 viteve të pavarësisë relative u mund nga arabët. Të mundurit u vendosën në verilindje, të Chainekin dhe Ainzarvo (834) në kufirin e Perandorisë arabe dhe bizantine. Prej andej mendohet se kanë kaluar në qendrën e Perandorisë Bizantine në Konstandinopojë dhe më pas në Ballkan dhe gjithë Europën.

http://www.protothema.gr/stories/article/683158/roma-apo-tin-india-sti-m...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.