I mpleksur me rusët, edhe dhëndri i Trump nën hetim nga FBI

Postuar në 27 Maj, 2017 12:10

Me shumë interes pritet dëshmia në kongres e ish-drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve, Xhejms Komei, lidhur me dyshimet për ndikimin rus në zgjedhjet amerikane dhe administratën e re të Shtëisë së Bardhë. Gazeta The Washington Post shkruan se Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump i kishte sugjeruar në fillim të dhjetorit ambasadorit rus në Uashington krijimin e një kanali të fshehtë komunikimit të drejtpërdrejtë me Kremlinin.
Sipas të njëjtave burime ambasadorit rus në SHBA, Sergei Kisliak i ishte bërë një propozim nga Kushner që për këtë qëllim të përdorej një ndërtesë e misionit diplomatik rus në Nju Jork.  Takimi mes tyre raportohet të jetë zhvilluar në 1 apo 2 dhjetor në "Trump Toëer" në Nju Jork. Pjesë e këtij takimi mësohet të ketë qenë edhe Majkëll Flin, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Tramp, i cili u detyrua të japë dorëheqjen në shkurt pasi kishte gënjyer në lidhje me kontaktet e tij me rusët.
Sipas zyrtarëve amerikanë, Kushner kishte të paktën tre kontakte me ambasadorin e Rusisë në SHBA gjatë fushatës zgjedhore 201, përmbajtja e të cilave nuk është bërë e ditur deri më sot. Byroja Federale e Hetimeve (FBI), e cila ka nisur hetimet që nga korriku mbi mundshme "koordinimit" mes bashkëpunëtorëve të afërt të Donald Trump dhe Moskës është shumë e interesuar për këtë takim dhe një tjetër që Kushner kishte me bankierin rus, Sergei Gkarkof.

Ky i fundit është presidenti i bankës shtetërore ruse Vnieskanobank, të cile i janë vendosur sanksione nga SHBA për shkak të konfliktit në Ukrainë.Presioni mbi Shtëpinë e Bardhë po rritet, megjithatë mediat amerikane raportojnë se h dhëndri i Donald Trump është një person me interes për hetimin e FBI-së, por jo i dyshuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.