“Anëtarësim sa më i shpejtë i Maqedonisë në NATO”

Postuar në 27 Maj, 2017 14:17

Ish - ndërmjetësuesi i parë në krizën greko-maqedone, Robin O’Neill ka bërë thirrje për anëtarësim të shpejtë të Maqedonisë në NATO në interes të paqes në Ballkan. Duke folur për Radio Maqedonia e Lirë, O’Neill tha se “anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në NATO do të luante një rol të rëndësishëm në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit".

Me t’u bërë anëtare, të gjitha idetë dhe orekset për vende më të mëdha dhe skenarët e tjerë do të humbasin vlerën

shtoi ai. 

Sipas tij aplikimi për anëtarësim në NATO duhet të bëhet me emrin Ish-Republika Federative e Jugosllavisë me synim shmangien e një vetoje greke, diçka që i heq këtij vendi një peshë të madhe krize. Qëndrimi vjen pas mandatimit të Zaev në Maqedoni për krijimin e qeverisë së re, ndërkohë që në rajon raportohen disa zhvillime që lidhen me sigurinë. Nuk dihet mirë se çfarë përfaqëson kjo urgjencë, por aktualisht Maqedonia dhe rruga e saj e anëtarësimit në NATO kalon edhe nga vetot eventuale të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë në Ballkan. Duhet kujtuar se Tirana zyrtare, pushteti i tanishëm ka vënë kushtëzime të forta për Shkupin zyrtar deri sa arriti të bëhej pjesë e krizës aktuale duke vendosur në tavolinë atë që nga pala maqedonase njihet si Platforma e Tiranës, për të të cilën Zaev u vetua me shkrim se nuk do ta zbatojë.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/323/133713475

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.