Zoti Prokuror e lexove Erjon Braçen?

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 12:26

Zoti prokuror e ke lexuar Erjon Braçen? Mos qeshni zoti Prokuror, se kështu kemi qeshur të gjithë. Lexojeni dhe veproni, vendosni shtet në këtë vend. Arrestoni Sali Berishën se ka dashur të vrasë Edi Ramën, po qe se ky në 21 janar do bënte një hap më tutje nga ç’bëri.

Pak të duket ty kjo mo z. Prokuror? Dëgjoje pra Braçen dhe Berishën tani, meqë më 21 janar 2011 nuk ishe kryeprokuror. Arrestoje Saliun për diçka që ka dashur të bëjë e që ne e dimë se nuk do ta bënte sepse e dimë shumë shumë mirë, që Edi nuk lëvizte nga Ura e Lanës. Thonë se ishte helmuar e nuk donte tëë linte nam në bulevard.

Ndaj o z. Prokuror, meqë na the se do bëje namin në shtator, lexoje e dëgjoje Braçen dhe Taulantin, dy pionerët e Edit në luftën kundër korrupsionit Made in Sali.

Kur të mbarosh lexo edhe ironitë e Edit në Facebook, i gjen kollaj në media kombëtare, e shiko se mos aty ka ndonjë vepër penale. Pa shiko se mos i shpëton gjë këtij, ndonjë frazë, ndonjë emotikon dhe i mballos ndonjë akuzë. Po nuk gjete vër ndonjë nga ata çerrat që ke në institucion të shkruajë ndonjë provokim, ndonjë marifet me spec nga ato të letrave që ke ti, se mos nxehet ky ironiku që “t’dhi së qeshmi”.

Fillo me Braçen se ai po të thërret! Në mos, ik pra mbathja në Gjermani, e aty trego historinë më qesharake në botë: Ika se më kërcënuan. Kush, - do pyesin.

“Erjoni me Taulantin”, - u thuaj. Kështu edhe ti ke shans të keqkuptohesh si ironik shumë i hollë. 

Shaptilografisti

Comments

Submitted by dy (not verified) on

Mu kujtua nje koment i dikujt muaj me pare : " Si s'po vjen ky Shtatori !"

Submitted by PREKURA-TORI (not verified) on

Thoni ca te doni ju, por Tik LLALLA, po merrte gazetaret dhe po i gjezdiste ne Korce me nga 270 euro kuota per person.
I di bytha Tikut, do ta kete mire me gazetaret per mos ti nxjerre bojen me VETINGUN qe po troket tek dera.
Baj, baj . . . Tik Llalla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.