Shkëmbim kokë më kokë i Vetting-ut me hapjen e negociatave në dhjetor

Postuar në 25 Maj, 2017 11:19

Shqipëria shpreson të hapë negociatat e anëtarësimit në muajin dhjetor. Ky të paktën është projeksioni i kryeministrit Rama i shprehur pas një takimi në Bruksel me shefen e diplomacise europiane, Federica Mogherini. 
Rama deklaroi se i ka kërkuar BE-së të përgatitet për hapjen e negociatave të anëtaresimit me Shqiperinë. "I thashë Mogherinit dhe Bashkimit Europian që qeveria dhe opozita që do dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit do kërkojnë me nje zë hapjen e negociatave të anëtaresimit"- theksoi kryeministri. 
Ai shtoi se pengesa për t'u ulur në tryezen e negociatave të anëtarësimit ka qenë Vettingu dhe fillimi i zbatimit të tij. Por kryeministri shpreson të mos hasë në pengesa te papritura, duke nënkuptuar përfundimin e procesit brenda majit. Fillimi i zbatimit të Vettingut është për kryeministrin shqiptar një arsye shumë e fortë për të kërkuar me forcë hapjen e negociatave në fund të vitit pas zgjedhjeve në Gjermani.  Nga shefja e BE-së nuk ka patur një prononcim mbi këtë çështje, pasi do të jenë vendet anëtare që do të vlerësojnë progresin e Shqipërisë dhe përmbushjen e prioriteteve kyçe. Ka vende që janë shprehur skeptike për t'i hapur Shqipërisë dritën jeshile, nisur nga problemet me trafikun e drogës dhe qasjen nacionaliste të kryeministrit shqiptar. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në një intervistë para pak ditësh deklaroi se Shqipëria nuk do të marrë më dhurata. 
Në perfundim, kryeministri Rama është shprehur se sipas shumë gjasave zgjedhjet nuk do jenë më të kontestueshme, pasi nuk është më vetem ai që duhet të garantojë zgjedhjet, por të gjithë së bashku duhet të bëjnë çmos se zgjedhjet të jenë një vijë ndarëse midis të shkuarës dhe të ardhmes. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.