Rama-Tsipras takim në Bruksel: Koha të tejkalohen retorikat konfliktuale

Postuar në 25 Maj, 2017 17:08

Në kuadër të Samitit të NATO-s në Bruksel, kryeministri Rama pati një takim me homologun grek Alexis Tsipras. Në takim morën pjesë dhe dy ministrat e Jashtëm Bushati dhe Kotzias.Sipas ministrisë sonë të Jashmte, dy kryeministrat nënvizuan natyrën dhe rëndësinë strategjike të  marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe rolin e miqësisë mes të dy popujve si urë paqeje e stabiliteti ne mbarëvajtjen e integrimit euro-atlantik të rajonit.

“Palët ranë dakord se vetëm gjetja e zgjidhjeve konkrete me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së të dy popujve do të forcojë mirëbesimin midis dy shteteve dhe do të na largojë nga retorikat konfliktuale e ngërçet e së shkuarës”-thuhet në njoftim

Rama e Tsipras diskutuan mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehën mbështetjen e tyre ndaj iniciativës së dy ministrave të Jashtëm për një mekanizëm konsultimesh intensive me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për problematikat e trashëguara nga e kaluara si dhe për nxitjen e mëtejshme të këtyre marrëdhënieve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.