Peza merret i pandehur

Postuar në 25 Maj, 2017 12:46

Deputeti socialist i Peqinit, Alfred Peza është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria, e cila i ka komunikuar akuzat për “fshehje të ardhurash”, “pastrim parash” dhe ‘mos deklarim pasurie”. Ky i fundit eshte paraqitur sot në Prokurori me avokatin e tij Ardian Visha, i cili u shpreh optimist për fundin e procesit.
“Për mua është një rast i thjeshtë për t’u fituar, është i ndërtuar keq nga prokuroria qoftë nga lëvizja proceduriale apo nga materia e perdorur. Cdo avokat do te ishte i lumtur ta kishte këtë rast sepse është një fitore e sigurt”, u shpreh avokati i Pezes ne dalje nga Gjykata, teksa deputeti nuk dha asnje koment per gazetarët. Dosja e deputetit do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Prokuroria thotë se deputeti dhe bashkëshortja e tij nuk  justifikojne me të ardhura të ligjshme blerjen e 1% të aksioneve në një bankë të nivelit të dytë në vlerën e 1 milionë dollarëve. 

 

Comments

Submitted by Peza, duhet te ... (not verified) on

Peza,

s'ka njeri, qe di sadopak nga keto pune,
qe s'e kupton se ti (nese nuk je ngaterruar realisht me keto probleme qe akuza artikuloi) je nje lloj viktime,
nje rast "per tu marre shembull" se si do zbatohet Reforma ne Drejtesi!
Po, jo vetem Opozita e ka te plotesuar oreksin e saj, por te jesh i sigurt, edhe brenda llojit roze ke te gezuar qe akuzohesh ti dhe jo ata vete!
Natyrisht, jo pak prej ish-kolegeve te tu ne publicistike, jane te lehtesuar qe ti je pengu i marre per ta...

Nese ti do pranosh te mbetesh pengu ne heshtje, ata te tere do thone: Peza, ishte qingji qe u sakrifikua per ne!
Kete do e thone pa ze, ti e di pse.

Nese ti ke mbetur ende nje lloj gazetari me timbrin tend, ti duhet te flasesh.
Duhet te rrefehesh, se pari per Veten tende,
se dyti per Ata, te Tjeret, qe jane me te aukuzeshem se Ti, por qe ta lane radhen ty...

Ti di me mire gjerat, por mos me me akuzimet partiake, te lutem, se na kallin daten keto shfajesime!
Ngrihu ne lartesi, Fred Peza, dhe shfaqu aty. Nese je!
If...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.