Tellalli i yjeve dhe i Gaforres

Postuar në 05 Janar, 2017 14:15

Edi Rama fiton zgjedhjet. Këtë e thotë me bindje një person që quhet Meri Shehu, e cila sipas televizionit kombëtar, Top-Channel, është astrologe. “Çfarë thonë yjet, cili do t’i fitojë zgjedhjet?” Ja pyetjet që shtron Top-Channel që e ekspozon këtë “lajm” në faqen kryesore të vet.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=344714

Meri thotë se shenja më me fat këtë vit është gaforrja(personalisht kam në familje dy persona gaforre dhe mendoj se ata janë me fat shumë ngaqë janë pranë meje) dhe nga ky përcaktim që mund të gëzojë të gjitha Gaforret, kalon te Gaforrja e politikës.

Edi Rama do t’i fitojë zgjedhjet dhe këtë e them me bindje. Do ketë një periudhë të vëzhtirë gjatë muajit prill, periudhë që do të ndahen koalicionet, pasi ky është muaj i vështirë për Gaforret dhe Dashët në përgjithësi. Sidoqoftë, finalizimi është i mirë”, thotë Meri Shehu.

Basha që është i binjakëve e ka vit sprove”, shton ajo.

Një pyetje për Merin dhe pas saj edhe për Topin që po luan politikë të madhe: Nën ndikimin e cilit yll bëhet ky parashikim? Mos vallë janari është muaj i vështirë për astrologen shenjën e së cilës nuk e dimë?

Apo mos vallë astrologjia hyn te formularët e rinj të punësimit të Top-Channel, bashkë me aftësinë për të njohur 10 shenja në filxhanin e kafesë? Tani që e mendoj, ndoshta Topi dhe ata që e menaxhojnë dinë ndonjë gjë më shumë për supersticionin e Edi Ramës, që deri në vitin 2011 nuk e ndante një pardesy si ngjyrë kremi. Pastaj kur e pa që nuk eci e hoqi. Po flasim për politikë të madhe, apo siç thoshte Borgesi “për interpolimin e shansit në rendin e universit”.  

Lulzim Basha mund të jetë duke fjetur, por yjet dhe Topi janë zgjuar. Sytë filxhan i kanë dhe shohin sesi Gaforrja ia del sërish. Pse fle Luli mund të pyesë dikush? Duhet të jetë naiv, ose shumë i zgjuar. Ai është binjakët si shenjë, ndaj herës tjetër, Meri dhe Topi, lutemi të na thonë se çfarë bën kopja e Bashës, binjaku i tij pra dhe çfarë fati ka? Të paktën në prill. Sondazhet pra epokë e mbyllur. Tani për zgjedhjet flet astrologjia. 

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.